Projektbuxheti 2023/ Pas 13 orësh debate të ashpra, Parlamenti mblidhet sërish sot

10 November 2022, 09:23Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Projektbuxheti 2023/ Pas 13 orësh debate të ashpra, Parlamenti
Kuvendi

Pas 13 orësh diskutime, seanca plenare ku po diskutohet projektbuxheti dhe paketa fiskale 2023 u ndërpre mbrëmjen e djeshme.

Seanca plenare e Kuvendit nisi në orën 10:00 të paradites dhe zgjati deri në orën 23:00, ndërsa ka nisur sot në orën 9:00.

Në projektbuxhetin e vitit 2023 të ardhurat parashikohen të arrijnë në 631.7 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet do të jenë 687.2 miliardë lekë. Planifikohet që në vitin 2023 rritja ekonomike të jetë 2.6 %, nga 3.7 % që pritet të jetë në këtë vit.

Seanca e djeshme u shoqërua me debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës, dhe “mollë sherri” ishte Porti i Durrësit.

Nga njëra anë opozita akuzon qeverinë për mos bërje transparence dhe nga ana tjetër mazhoranca e cilëson këtë projekt si një nga investimet më të mëdha që do ta kthejë Durrësin në një nga pikat më të rëndësishme në Mesdhe


Video