Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Përfaqësues të OSBE-ODIHR kanë zhvilluar ditën e sotme një takim me përfaqësues të PD-së në selinë blu në kuadër të Reformës Zgjhedhore.
Ata janë pritur nga nga deputeti demokrat Oerd Bylykbashi si dhe përfaqësuesi për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso. Ky takim, vjen në një kohë kur palët politike po bëhen gati për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.
Burime bëjnë me dije se në fokus të diskutimeve kanë qenë pikërisht ato zgjedhje dhe qendrimet e Partisë Demokratike.
Aktualisht në PD po zhvillohet procesi i primareve përmes të cilës, anëtarësia do të zgjedhë kandidatët më të mirë për të garuar në të gjitha bashkitë e vendit.