'Hajdut, bandit, nuk të q... fare ty'/ Rama debat me Salianjin, deputeti i PD: Bajgë që po bën ‘pis’ Shqipërinë

9 November 2022, 12:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

'Hajdut, bandit, nuk të q... fare ty'/ Rama debat me Salianjin,

Debat i ashpër në sallën e Kuvendit mes kryeministrit edi Rama dhe deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Kreu i qeverisë nga foltorja e Kuvendi nuk i ndali kërcënimet ndaj Salianjit, duke i kujtuar një proces gjyqësor të hapur që ka deputeti, siç është dhe çështja ‘Babalja’.

Rama mes një gjuhë me ofendime nuk i kurseu nofkat për deputetin. Ndërkohë ky i fundit iu kundërpërgjigj duke e quajtur Ramën një ‘bajgë që po bën pis Shqipërinë.

Replikat e Ramës me Salianjit:

Rama: Jeni bedela.

Salianji: Mos guxo të flasësh si ordiner se ke njerëz përballë që s'pjerdhin për ty.

Rama: Ke proces sot, u more me procesin se s'ke faj, ke ditë të vështirë.

Salianji: Nuk pjerdh unë as për ty as për proceset e tua, kërcëno ndonjë të mbaruar.

Rama: Ti je si ajo miza e kalit.

Salianji: Ti je si bajga e kalit që po kutërbon jo vetëm këtu.

Rama: Ki kujdes se ke procesin sot, jeni bedela.

Salianji: Ta thashë dhe ta them stë pjerdh fare as ty as kërcënimet e tua, ki kujdes me gjuhën, ordiner, hajdut, bandit... Nuk të q... fare ty.


Video