Deputetja e PD: Qeveria po izolon Shkodrën

10 November 2022, 08:58Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Deputetja e PD: Qeveria po izolon Shkodrën
Deputetja e PD Greta Bardeli Gjoni

Deputetja e PD Greta Bardeli Gjoni ka komentuar Projektbuxhetin 2023 që Qeveria çoi dje në Parlament.

Sipas saj, ky projektbuxhet është diskriminues për Qarkun e Shkodrës.

Nuk është marrë asnjë masë për investimet e domosdoshme në infrastrukturë, ndihma sociale, ekonomi, shëndetësi apo turizëm.

"Projektbuxheti 2023 që Qeveria ka sjellë në Parlament dhe që mbrohet me pasion nga oborri i kryeministrit është diskriminues për Qarkun e  Shkodrës dhe veçanërisht për Bashkinë e Shkodrës.

Asnjë masë për investimet e domosdoshme në infrastrukturë, asnjë parashikim për ndalimin e pabarazisë sociale varfërisë dhe rrënimin e biznesit të vogël, asnjë hap për frenimin e rritjes dramatike të çmimeve, asnjë projekt për të ndalur shpopullimin dhe si rrjedhojë asnjë mbështetje konkrete ndaj të rinjve në arsim, shëndetësi, bujqësi,turizëm, trashgiminë kulturore, historike etj!

Shkodra paguan çdo ditë çmimin e një Qeverie që mbron interesat korruptive dhe kriminale në ekonomi dhe që urren me pasion mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve tanë! Projektbuxheti rikonfirmon atë që po ndodh prej 9 vitesh: Izolimin e kryeqëndrës së Veriut përballë parave që hidhen lum për pista helikopteresh, tunele e rrugë të reja për super vilat turistike të një grushti njerëzish që përfaqësojnë oligarkine korruptive që ka zënë për fyti ekonominë e shqiptarëve! Sa për shifrat, parashikimi Bankës Botërore është tronditës: Për shkak të mungesës së masave mbështetëse të Qeverisë, varfëria në vend do të rritet me 8.4%", shkruan deputetja në Facebook.


Video