Përfundon takimi i Ramës me banorët e ‘5 Majit’: Do të marrin shtëpi ata që kanë, dhe nuk kanë letra

10 February 2022, 11:16Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përfundon takimi i Ramës me banorët e ‘5 Majit’: Do
Edi Rama

Ka përfunduar takimi i kryeministri Edi Rama me banorët e ‘5 Majit’.

‘Kemi pasur një bisedë intensive, dhe kam sqaruar atë që ka qenë e vërteta qysh ditën e parë.

E vërteta i ka të vështira rrugët këtu pasi ka shumë kthesa të qëllimshme.

Për të gjithë banorët qoftë të zonës së 5 Majit, unazës të cilët janë të ndarë në dy kategori do të ketë një trajtim solidar njësoj siç u bë me ata që humbën shtëpinë nga tërmeti.

Për ata që janë me certifikata pronësie zgjidhja është e qartë ose dëmshpërblim financiar ose me shkëmbim.

Për ata që janë pa letra fare përsëri qasja është solidare, nuk është hedhja në rrugë.

U shpjegova se kanë marrë njoftim.

Shtëpia që është pa leje prishet dhe familja merr kompensimin me shtëpi njësoj si ato që mbetën pa shtëpi nga tërmeti dhe deri në marrjen e shtëpisë paguhen më bonus qiraje.’- tha Rama.


Video