Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Kryeministri Edi Rama u është afruar banorëve të “5 Majit” dhe të Laprakës dhe pasi ka marrë një përfaqësi prej 3 personash hynë në godinën e parlamentit.
Banorët po protestojnë para Kuvendit prej orës 09:30 minuta dhe kërkojnë që të hyjnë në parlament për tu dëgjuar problemi i tyre.
"Kam punuar 30 vite në Itali duke larë pjata për atë shtëpi dhe Erion Veliaj dhe Edi Rama ma prishin për 30 minuta" tha një banore e "5 Majit" të cilës iu prish banesa dje. Banorët e revoltuar i kanë bërtitur "o kriminel duam përgjigje"