PD bojkotoi votimin e Begajt në Kuvend, por deputeti demokrat e shoqëron gjatë vizitës në Kosovë (FOTO)

17 August 2022, 12:32Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PD bojkotoi votimin e Begajt në Kuvend, por deputeti demokrat e
Takimi me Vjosa Osmanin

Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë dy ditore në Kosovë, ku është takuar me krerët e lartë të politikës si dhe me komandantin e KFOR-it. Kjo e ishte vizita e parë për të jashtë vendit që nga marrja e detyrës si kreu i shtetit shqiptar.

Por, presidenti Begaj në këtë vizitë shoqërohej dhe nga dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Siç mund ta shihni dhe në fotot e mëposhtme, krah Begajt shfaqen deputeti socialist Petro Koçi dhe deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj, të cilët kanë qenë pjesë e delegacionit të kreut të shtetit.

Ata kanë qenë të pranishëm në të gjitha takimet, si atë me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, kryeparlamentarin Glauk Konjufca, krerët e partive opozitare apo edhe me komandantin e KFOR.

Vlen të theksohet faki se Partia Demokratik e bojkotoi votimin e Bajram Begajt si president në Kuvend duke e konsideruar si një zgjedhje të njëanshme vetëm nga mazhoranca.



Video