Pas fjalimit për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, Rama u largua me simbolin e demokratëve nga Kuvendi!

22 January 2026, 13:49Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pas fjalimit për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes,
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar me një akt të fundit opozitën në seancën e sotme, teksa përshëndeti me dy gishtat lart para se të largohej nga salla e Kuvendit.

Kuvendi është mbledhur në seancë plenare për të ratifikuar aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën.

Shqipëria, si shtet anëtar, do të përfaqësohet në këtë organizatë nga kryeministri Edi Rama, siç përcaktohet që në titullin e projektligjit, ndërsa mandati, siç parashikon karta do të zgjasë fillimisht tre vjet me mundësi rinovimi nga Kryetari Trump.

Mandat të kufizuar nuk do të kenë vetëm ato shtete që kontribuojnë mbi 1 miliard dollarë brenda vitit të pare, e që falë pagesës do të kenë statusin e anëtarit të përhershëm.



Video