'O HAJDUT'/ Shqiptari revoltohet ndaj Ramës në Britani: Të të vijë turp, bosat e drogës vijnë këtu (Video)

24 Mars 2023, 09:18Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në foto: Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është pritur me protestë nga një shqiptar në Britani, gjatë vizitës së djeshme. Fjalë fyese nga shqiptari i revoltuar u thanë ndaj Ramës.

Teksa ishte duke zbritur nga mjeti i cili e shoqëronte, Rama u fut në anën e pasme të godinës '10'. Por, aty e priste një shqiptar, i cili kishte vendosur në trotuar flamurin shqiptar dhe një tabelë që shkruante 'Edi Rama'. 

Rama zbriti nga makina, shqiptari bërtet me të madhe 'hajdut', e më pas e cilëson kreun e shtetit shqiptar kriminel. VoxNews.al ju sjell edhe video nga ky moment:

'O hajdut. Albanian criminal. Albanian mafia. Duhet të të vijë turp nga vetja. Të gjithë bosat e drogës vijnë këtu'.


Kujtojmë se një ditë më parë, Rama u takua me Rishi Sunak, konkluzioni i takimit ishte se të burgosurit shqiptarë që vuajnë dënimin në burgjet e Britanisë së Madhe do të kthehen në atdhe.

Të dy ranë dakort për të çuar përpara prioritetin e përbashkët për eliminimin e emigrimit të paligjshëm dhe ndëshkimin e bandave kriminale të trafikimit të njerëzve.

Ata diskutuan rritjen e bashkëpunimit operacional, duke përfshirë komunikimet e përbashkëta të nivelit të lartë për të frenuar udhëtimin e njerëzve dhe marrëveshje të mëtejshme për shkëmbimin e të dhënave dhe pasaportat./VoxNews


Video