Noka i kthen mbrapsht shkresën Policisë: Akti personal s'ka lidhje me PD-në, dërgojani shtetasit (Sali Berisha)

25 October 2023, 17:23Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Noka i kthen mbrapsht shkresën Policisë: Akti personal s'ka
Deputeti Flamur Noka

Deputeti Flamur Noka, në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të Partisë Demokratike, ka vendosur t’i kthejë mbrapsht Policisë së Shtetit shkresën ku Sali Berisha vihej në dijeni për masën e gjykatës ndaj tij.

Duke qenë se e kanë patur të vështirë ta gjejnë, zyrtarët e policisë kanë dërguar shkresën për Berishën në selinë blu, por Noka ka vendosur t’ua kthejë mbrapsht duke argumentuar se bëhet fjalë për një çështje personale.

Noka madje i referohet Berishës me termin “shtetas” dhe i rekomandon policisë që t’i drejohet PD-së vetëm për çështje që kanë të bëjnë me këtë forcë politike.

Noka i kthen mbrapsht shkresën Policisë: Akti personal s'ka


Video