Berisha flet pas mbledhjes së Kryesisë: Beteja do vazhdojë me çdo formë

25 October 2023, 15:33Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha flet pas mbledhjes së Kryesisë: Beteja do vazhdojë me
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se beteja e opozitës me maxhorancën, që ai e quan si regjim diktatorial, do të vazhdojë me çdo formë.

Deklaratën, Berisha e bëri pas mbledhjes me Kryesinë e PD-së duke u shprehur për gazetarët se procesi “politik” ndaj tij, duke iu referuar akuzave të SPAK, është “krejtësisht politik” i iniciuar nga kryeministri Edi Rama, që sipas tij iu tremb aksionit opozitar.

“Ju e dini që para një jave deputetët nisën betejë pa kthim kundër këtij regjimi. Në këtë kontekst kjo betejë nuk kishte të bënte me zhvillimet e mëvonshme. Edi Rama kur pa deputetët me një vendosmëri absolute të qëndrojnë para asaj ë ai shkelmon, mendoi se duke bërë një akt, duke hapur një proces politik, do të ishte një dekurajim për betejën e opozitës. Është e kundërta dhe beteja do të vazhdojë. Kjo është një betejë kundër një diktature të instaluar që kërkon asgjësimin e opozitës.

Betejë pa kthim, nënkuptoj çdo formë, do jetë çdo formë proteste”, tha ndër të tjera Berisha.


Video