Akuzat e SPAK, Berisha: Kur një fakt i vetëm të paraqitet, unë marr çdo vendim

25 October 2023, 12:12Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Akuzat e SPAK, Berisha: Kur një fakt i vetëm të paraqitet,
Sali Berisha

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka deklaruar i prerë se me trillime dhe shpifje, s’do e detyrojnë kurrë që të tërhiqet.

Berisha u shpreh se “kur një fakt i vetëm të paraqitet unë do të marr çdo vendim”.

“Kur një fakt i vetëm të paraqitet unë marr çdo vendim, por të garantoj se me fallsitet, trillime, me shpifje kurrë s’mund të detyrojë Sali Berishën të tërhiqet. Nga këto reforma kanë përftuar qindra mijëra shqiptarë dhe jam krenar për to sepse transformova çështjen e pronësisë. Nëse një familjar i imi ka përfituar 1 metër katror në kundërshtim me ligjin, jam përgjegjës”, tha Sali Berisha në një konferencë për mediat, referuar akuzave për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Ish-kryeministri Berisha reagoi edhe ndaj akuzave se vendimi i qeverisë së tij për përdorimin e letrave me vlerë për pagesën në masën 80 përqind të shumës në blerjen e objekteve të privatizuara, është marrë për të ndihmuar dhëndrin e tij.

“Të thuash që letrat me vlerë i kam futur në përdorim për dhëndrin tim s’ka më marrëzi se kjo”, u shpreh Berisha.


Video