Negociatat për Presidentin, Balla takohet me Fatmir Mediun, mungojnë Mesila Doda dhe Alibeaj

20 April 2022, 14:14Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Negociatat për Presidentin, Balla takohet me Fatmir Mediun, mungojnë
kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla

Ditën e sotme kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla do të presë në një takim kreun e Partisë Republikane Fatmir Mediu në kuadër të negociatave për emrin e presidentit të ri të vendit.

Në këtë takim që do të mbahet rreth orës 16:00 nuk do të jetë Mesila Doda, pasi nuk ndodhet në Shqipëri.

Ndërkaq nuk do të jetë i pranishëm edhe kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj.

Sot ishte parashikuar një mbledhje grupi e PD, por u shty për shkak të një humbje në familjen e deputetit Luçiano Boçi.

 


Video