Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë për shtyp ka folur në lidhje me deklaratën e bërë në Roskovec pak ditë më parë, ku tha se duhen rrëmbyer armët për të mbrojtur të ardhmen e fëmijëve.
Një deklaratë të tillë, Meta e ka justifikuar me shprehjen: Ka rënë shteti.
“Ka rënë shteti. Banorët e Roskovecit të përjashtuar prej kohësh nga procesi i konsultimit. Janë prej kohësh nën presion intimidues nga forcat e narkoshtetit. Do eksportohet energji në Greqi.Meriton një përgjigje të organizuar për të mbrojtur të ardhmen e fëmijëve dhe investimet e tyre”, tha ai.