Me veshje burgu dhe parullë, Dashnor Sula tund prangat në Kuvend dhe përplaset me Spiropalin!

7 November 2024, 10:26Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Me veshje burgu dhe parullë, Dashnor Sula tund prangat në Kuvend dhe
Kuvend

Vetëm pak minuta më parë ka nisur seanca plenare në Kuvend, ku në këtë seancë janë rikthyer edhe deputetët e opozitës.

Edhe pse opozita u kthye për diskutime në seancë, sërish deputeti i PD, Dashnor Sula ka gjetur një mënyrë epike për të protestuar.

I veshur me rroba që mbajnë të burgosurit, me pranga në duar dhe me një parrullë “Stop dënimit Politik”, Sula është futur në Parlament.

Ai me nisjen e seancës ka debatuar që të nxirret jashtë Garda e Republikës, ndërsa në një moment i ka tunudr edhe prangat kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali.

“Zoti Sula uluni, e keni seriozisht që keni ardhur për të diskutuar sot në seancë”, tha Spiropali.


Video