I ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania ishte juristi Ylli Manjani, i cili foli për situatën politike në vend.
Gjatë debatit në studio ai pati një përplasje me kryetarin e “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori.
“Sa i takon fjalës korrupsion dhe hajdut, zotëria t’i marrë fjalët mbrapsht. Ky është një mendim politik, social, njerëzor, qytetar. Kështu e shoh unë dhe kjo nuk do të thotë që quhem i korruptuar. (...) Unë nuk jam te bota e votave, zotërinë e kuptoj që është te bota e votave dhe i uroj sukses. Por të lutem shumë fjalët kurseji. Te partia jote bëj çfarë të duash”.
Qorri nga ana tjetër i tha se “jemi në sferën publike dhe secili është përgjegjës për fjalët e veta dhe secili thotë të vërtetën pa e mbyllur gojën".
Qorri tha se foli në përgjithësi kur tha se “ata që thonë që populli është i korruptuar ose kanë vjedhur vetë ose duan të vjedhin vetë”
“Nëse e ke me mua e ke kopil, nëse e ke një analizë më të tërën, vazhdo më të tërën”, iu përgjigj Manjani.