Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë mesditën e sotme, kur është shprehur se zyrtarët e SPAK janë nisur për të arrestuar një deputet të Partisë Socialiste, por makina e SPAK” siç e quajti ai, është kthyer mbrapsht.
“Ne kemi raportime të pakonfirmuara se të enjten e kaluar është nisur arrestimi të një prej zyrtarëve më të lartë të qeverisë dhe është kthyer mbrapsht. Kur e them nuk e luan as topi. Raportime të pakonfirmuara për sjellje të njëjtë në raport me një anëtar të grupit parlamentar të PS. Deputet”, tha Basha
Jashtë Kuvendit, Basha tha për gazetarët se edhe prokurorët e SPAK janë njerëz dhe janë vënë nën presion. Megjithatë, kreu i PD nuk tregoi emra por tha se selia blu kishte informacione konkrete.
"Një prokuror i kërcënuar drejtpërdrejt nga një qeveri e kapur në vjedhje, ndaj dhe ata duhet të kenë mbështetjen e plotë të qytetarëve. 4.2 milionë qytetarë të Shqipërisë duhet t’u japin mbështetjen prokurorëve të SPAK. Mbështetja ime nuk është thjesht si qytetar, por si kryetar i PD”, u shpreh për mediat Lulzim Basha.