“Liria ka emër”, Rama pret në zyrë ish-komandantin e UÇK-së, Fatmir Limajn

17 October 2022, 18:11Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Liria ka emër”, Rama pret në zyrë ish-komandantin e
Limaj dhe Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot zyrën e tij në Kryeministri, kreun e partisë “Nisma Socialdemokrate”, Fatmir Limaj.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë dhe një foto nga takimi. 

“Liria ka emër. Kafe me Fatmir Limajn” – shkruan Rama krahas postimit, duke qenë se Limaj ka qenë komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kujtojmë se Limaj ka mbajtur më parë edhe postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës si dhe Ministrit të Transportit dhe Komunikimit.


Video