Ligji për barazinë gjinore, Berisha: Do e çojmë në Gjykatën Kushtetuese

15 Nëntor 2025, 14:00Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot, 15 nëntor, se opozita do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese ligjin për barazinë gjinore.

Ai tha se opozita do të bëjë maksimumin për t’u treguar qytetarëve se çfarë do të thotë ky ligj dhe do të kërkojë referendum për abrogimin e tij.

“Ligjin do e çojmë në Gjykatën Kushtetuese, por mos prisni ndonjë gjë. Gjykata Kushtetuese është në kontroll ka faktuar që është në kontroll, në tërësi dhe jo në çdo akt. Do bëjmë gjithçka që ta qartësojmë para qytetarëve këtë ligj dhe të kërkojmë referendum për abrogimin e tij”, tha Berisha.

Kujtojmë se ligji për barazinë gjinore ka shkaktuar debat të fortë në opinionin publik. Ligji u miratua me 77 votat pro të mazhorancës.


Video