Atentati mafioz me dy të vrarë në Rinas, reagon për herë të parë Rama, zbulon "si do t'i parandalojë në të ardhmen" me stilin e Dubait

15 Nëntor 2025, 11:47Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takim me banorët e njësisë nr 3 në Tiranë ka folur lidhur me ngjarjen në Rinas ku mbetën të vrarë 2 persona. Rama theksoi se nëse do të kishte kamerat Inteligjente në rrugë ngjarja do ishte zbardhur në kohë reale.

“Nëse do kishim atë sistem në këmbë, ajo ngjarja e Rinasit që ndodhi, do të ishte zbardhur në kohe reale. Por nuk është problemi tek zbardhja, problemi është që në momentin që ai sistem funksionon, parandalon, siç e ka treguar, rasti në emirate apo vende te tjera që kanë sisteme të tilla, paralajmëron në mënyrë jashtezakonisht efikase të gjitha llojet e shkeljeve që lidhen me rendin me qetesinë me sigurinë”, tha Rama.

 


Video