Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja ka përgenjeshtruar Sali Berishën për deklaratën se Gilmando Dani, që u vra në atentat pranë Aeroportit të Rinasit, kishte qenë bodyguard dhe financues i fushatës së tij.
Gonxhja thotë se deklarata e Berishës është një gënjeshtër dhe se Gilmando Danin nuk e njeh dhe as nuk e ka parë ndonjëherë.
Më tej, ministri Gonxhe ka ironizuar edhe për gafën që bëri teksa tha se Dani ishte krahu i djathtë i Ervin Salianjit.
View this post on Instagram
Reagimi i Blendi Gonxhes:
Sot Saliu llomoit se paskam patur “badigard” (truproje) dikë që as e njoh dhe as e kam parë ndonjëherë dhe që emrin e këtij subjekti e mësoj si shumica e njerëzve nga kronika!
Para 2 ditësh dilja i financuar (me rregull treshi në fushatë) sipas Saliut nga subjekti në fjalë!
S’reagova sepse supozova se qe roitje, meqë po pardje ia bëri krah të djathtë Ervin Salijanjit subjektin, mosha, kushedi…
U pa puna - do provosh në gjykatë secilin element akuze publike Sali! 81 vjeç, e s’tu zbardh dot kurrë katrani…