"Do të të presim kokat e fëmijëve", deputetja e PS-së thotë se ka marrë kërcënime pasi mbështeti ligjin për Barazinë Gjinore

13 Nëntor 2025, 15:59Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Iris Luarasi

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi thotë se është kërcënuar me jetën e fëmijëve. Sipas saj, këto kërcënime vijnë vetëm pse mbështeti projektligjin për Barazinë Gjinore.

“Kemi qenë pjesë e debateve publike dhe politike. Në një farë mënyrë duket sikur jemi mësuar me kulturën e sharjeve dhe fyerjeve. Por këtë herë ka qenë si asnjëherë më parë sepse kam marrë kërcënime me vdekje, për prerje të kokave të fëmijëve.

Patjetër që i kam denoncuar. Më thuaj kush është kundër familjes? Për çfarë arsye Iris Luarasi të mos respektonte familjen. Unë jam nënë dhe nuk do të doja të më thërrisnin prindi 1 dhe 2.”, tha ajo.


Video