KUVEND/ Shtyhen interpelancat me Ramën dhe Lamallarin, nuk mund të jenë prezent në seancë

21 Maj 2026, 10:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kuvendi

Interpelancat e parashikuara në rend dite, 2 me kryeministrin Edi Rama dhe 1 me ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari, do të shtyhen në një tjetër ditë për shkak të angazhimeve shtetërore të tyre.

PD kërkon nga Rama një përgjigje mbi situatën demografike të Shqipërisë sipas të dhënave që disponon qeveria, duke ngritur shqetësimin e emigrimit të shqiptarëve.

Ndërsa Partia Mundësia kërkon nga kreu i qeverisë shpjegime për ndryshimet në funksionimin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare (DSHQ), duke i dhënë kësaj të fundit të drejtën për të negociuar dhe lidhur kontrata me kompani ajrore, rrjete hoteliere dhe agjenci udhëtimi nën klauzola konfidencialiteti.

Ndërsa me ministrin e Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, interpelanca kërkohet nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike, për emigracionin ilegal dhe trafikut të qenieve njerëzore gjatë dy viteve të fundit në vend, dhe masat konkrete të marra për forcimin e kufijve tokësorë dhe detarë.


Video