Ilir Meta nga burgu: Shpresoj që SPAK-u të kthehet në rrugën e Zotit, 140 votat për reformën në drejtësi i bëra unë

20 Maj 2026, 20:49Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ilir Meta në një intervistë nga qelia e paraburgimit tha se gjatë Reformës në Drejtësi u luajt një lojë e madhe që ajo të mos miratohej me konsensus.

Meta akuzoi ish-kreun e PD-së Lulzim Basha, se me lojërat e tij dhe ndihmën e McGonigal-it, ia dha Reformën në Drejtësi Edi Ramës.

“Nuk është se nuk e kam pritur mënyrën e arrestimit. Unë kam qenë i ndërgjegjshëm për këtë grusht shteti, që të bëhen ligje mbi Kushtetutën.

S’është faji i 140 votave, problemi është te ligjet anti-kushtetuese. Ato 140 vota i bëri vetëm Ilir Meta, dhe këtë e ka pranuar edhe ambasadori Lu.

Ishte një lojë e madhe që mos miratohej reforma me konsensus, por të shfrytëzohej si një moment për të përçarë PD-në, që ndodhi më vonë me ndihmën e Lulush-it.

Reformën në Drejtësi e bëri PD, në mënyrë që Luli me lojërat e tij dhe me ndihmën e McGonigal-it, t’ia jepte Reformën në Drejtësi Ramës.

Pse Luli s’e çoi në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Arta Markut?!”, u shpreh Meta për A2CNN. 

Presidenti i Partisë së Lirisë tha ndër të tjera se shpreson që SPAK-u dhe gjykatat “të kthehen në rrugën e Zotit”. 


Video