Bilall Kasami flet për Top News: Garantojmë studentët se provimi do të mundësohet edhe në gjuhën shqipe

19 Maj 2026, 22:45Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dafina Hysa dhe Bilall Kasami

Bashkëkryetari i partisë VLEN, Bilall Kasami, në një intervistë për gazetaren Dafina Hysa në emisionin “Breaking” në Top News, ka folur për çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, çështje e cila ngriti dje sërish në protestë mijëra studentë.

Kasami tha se ky problem po shkon drejt zgjidhjes konkrete, ndërsa hodhi akuza ndaj BDI-së, duke thënë se ky problem nuk është adresuar për më shumë se dy dekada nga pushteti i kaluar.

Kasami se VLEN përkrah çdo formë proteste për të drejtën e studentëve shqiptarë, por sipas tij, protesta po “keqpërdoret nga eksponentë politikë që vetë e lënë këtë çështje të pazgjidhur”

“Ne mirëpresim çdo formë të protestës, por po i përcjell një mesazh BDI-së, që nuk do të mund të rikthehet në pushtet duke keqpërdorur këto situata. Edhe kjo çështje do të zgjidhet, ashtu siç kemi zgjidhur shumë çështje të tjera në këto dy vite. Do t’iu dalim në krah studentëve, do t’iu dalim në krah qytetarëve, shqiptarëve, për të cilën kemi marrin mandatin për t’i përfaqësuar", theksoi Kasami.

Ai mohoi edhe pretendimet se ministrat shqiptarë nuk flasin në gjuhën shqipe gjatë mbledhjeve të qeverisë maqedonase.

 



 

 


Video