Kushtetuesja vendosi pro Veliajt, reagon Berisha: Begaj dhe Rama u palosën. Kryeministri e trajtoi Veliajn si një serial killer

3 Nëntor 2025, 17:45Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi zgjedhje në Bashkinë e Tiranës duke konfirmuar Erion Veliajn si kryebashkiak.

Gjatë një konference për mediat pas daljes nga mbledhja e Kryesisë së PD-së, Berisha tha se me këtë vendim, kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Bajram Begaj janë të rrëzuar.

Berisha teksa përshëndeti vendimin, të cilin e cilësoi në përputhje me ligjin, shtoi se ai ishte një dhuratë e Ramës për Veliaj, pas shkeljes së të drejtave të këtij të fundi.

“Këtë e komentoj si një vendim të gjykatësve, që në këtë rast zbatuan ligjin. Por këtë e komentojë gjithashtu si një dhuratë që Edi Rama, që nuk njeh asnjë lloj ligji dhe morali, ia bëri padashje kundërshtarit të tij kryesor brenda partisë, Erion Velisë.

Sepse e trajtoi atë si një serial killer, duke më detyruar të dilja unë në mbrojtje të të drejtave njerëzore të tij.

E trajtoi në atë mënyre që shkeli Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën dhe çdo lloj standardi të shtetit të së drejtës. Harram Begaj dhe Edi Rama janë të palosur që të dy, janë të rrëzuar me këtë vendim”, tha mes të tjerash Berisha.

 

 


Video