“A do vijë Edi në SPAK?”, Berisha zbulon ‘prapaskenat’: Rahmetlie Balluku i tha; s’jam qurraveci i bashkisë!

3 Nëntor 2025, 11:10Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha/ Belinda Balluku/ Edi Rama

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka zbuluar ‘prapaskenën’ e një bisede sipas tij me kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres, Belinda Balluku, e cila tashmë është nën hetim nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera.

Ai tha se Balluku i ka thënë Ramës se; ‘nuk jam qurraveci i bashkisë unë’, duke ironizuar sipas Berishës, Veliajn.

Berisha: E morët vesh çfarë kërcënimesh i kanë bërë Dritan Prençit nga Edi Rama tek Troplini, por edhe familjarët e Rahmtelijes. Lexoni sot çfarë shkruan Edi Rama me dorën Batonit… Sot më duhet të them se aty të paktën pati një sinqeritet Batoni që tha se fajin e ka Edi Rama. A ka njeri më të verbër pas Edi Ramës, se Batoni, jo nuk ka. A do vijë Edi këtu (në SPAK)? Rahmetlia i tha: Edi, nuk jam qurraveci i Bashkisë unë. Unë të marr me vete, i tha. Dhe në fakt, shkrimi i Batonit tregon se ajo ka ndërmend ta marrë me vete.


Video