Rama batuta me rektorin e Universitetit Bujqësor: Kur demokratët s'kanë flokë e kam të lehtë të bëj aleancë

3 Nëntor 2025, 11:57Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fatbardh Sallaku dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Konferencën Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë, nuk i ka kursyer batutat me rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku.

Ai tha që kurrë s’do ia priste mendja që të lavdëronte kaq shumë një demokrat.

“S’ma merrte mendja kurrë se do të mburrja kaq shumë herë një demokrate. Por kam kuptuar se kur demokratët s’kanë flokë, e kam më të lehtë të gjej aleancë me ta.”, tha Rama.


Video