Kushtetuesja riktheu në detyrë Ballukun, REAGON Rama: Prokurori dhe gjykatësi donin të merrnin kompetencat e Kryeministrit!

14 December 2025, 09:45Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kushtetuesja riktheu në detyrë Ballukun, REAGON Rama: Prokurori dhe

Kryeministri Edi Rama reagoi në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që riktheu përkohësisht në detyrë Belinda Ballukun, deri kur çështja të trajtohet në themel në janar.

Në podkastin e tij, kreu i qeverisë tha ndër të tjera se me këtë vendim “u eliminua një precedent i rrezikshëm”.

Rama theksoi se në nivel ndërinstitucional, vendimi e pezullimit shkeli kufijtë e kompetencave të Kryeministrit, Presidentit dhe Parlamentit, duke kthyer një proces ligjor në një gjyq partizan jashtë kornizës së ligjit.

“Në aspektin ligjor u eliminua një precedent unik në botë dhe u zmbraps nga gjykata me e lartë e vendit, një brutalitet alla shqiptarçe në interpretimin e ligjit, i cili goditi organizmin demokratik të shtetit.

Ndërsa në aspektin ndërinstitucional, kjo befasi antikushtetuese dhe antidemokratike, ku një prokuror dhe një gjykatës, morën kompetencat e Kryeministrit, Presidentit, Parlamentit, duke tollovitur shtetin e duke e kthyer një proces ligjor, në një gjyq partizan jashtë kornizës së ligjit, kërkon medoemos një reflektim po kaq ndërinstitucional”, tha Rama.


Video