Berisha publikon denoncimin e Vox News për lejen e ndërtimit tek zona “Brylit” në Tiranë

13 Dhjetor 2025, 23:46Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha publikon denoncimin e Vox News për lejen e ndërtimit tek zona “Brylit” në Tiranë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një denoncim të Vox News për një leje ndërtimi tek zona “Brylit” në Tiranë.

“Rama, për xhepin, nuk njeh hapësirë as kufij!

Jep leje ndërtimi për pallat 12 katësh në sheshin e pallatit. Krim urbanistik. Por fitim i madh!”, shkruan Berisha në rrjetet sociale duke publikuar shkrimin e Vox News.

Shkrimi ka të bëjë me një denoncim nga banorët pranë zonës së “Brrylit” në Tiranë. Ngjitur një pallati ekzistues, po ndërtohet një pallat 12 katësh mbi tokë dhe 3 kate nëntokë pa u respektuar hapësirat. Madje sipas lejes se ndërtimit, sheshi i pallatit të vjetër, të cilit çuditërisht i doli edhe pronari, do të kthehet në një masiv të madh betoni.

 

 


Video