Përplasje mes policisë dhe protestuesve para Kryeministrisë, Adriatik Lapaj ndihet keq dhe bie në tokë (VIDEO)

13 Dhjetor 2025, 20:52Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje nga perplasja

Protesta e ditës së shtunë para Kryeministrisë, e organizuar nga Adriatik Lapaj ka pasur përplasje me forcat e policisë.

Protestuesit janë përleshur me efektivët, të cilët nuk lejojnë vendosjen e një gjeneratori aty.

Protestuesit janë përplasur fizikisht me uniformat blu, teksa pas kësaj Adriatik Lapaj është ndjerë keq dhe ka rënë në tokë.

Pasi iu dha ujë nga të pranishmit, u kërkua që të krijohej më tepër hapësirë në rrethin e krijuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)

Situata vijoi në fjalime për vijimin e protestës së tyre.

Prej disa ditësh, Lapaj është vendosur para Kryeministrisë dhe kërkon dorëheqjen e Edi Ramës, ndërsa u ka bërë thirrje njerëzve t’i bashkohen në këtë protestë.


Video