Kush është NJERIU i VITIT 2023 për Kryeministrin, Edi Rama?

30 December 2023, 13:09Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kush është NJERIU i VITIT 2023 për Kryeministrin, Edi Rama?
Edi Rama

Për kryeministrin Edi Rama, nuk ka asnjë diskutim që njeriu i vitit është trajneri i kombëtares së Shqipërisë.

Silvio Silvinio Mendes Campos, drejtoi kombëtaren shqiptare drejt kualifikimit fantastik në Euro 2024.

“Sa i përket njeriut të vitit, kjo s’ka asnjë diskutim. Me konsensus mbarëkombëtar. Njeriu i vitit është Silvio Silvinio Mendes Campos.

Ajo që ka bërë ekipi ynë kombëtar është gjithçka që merr konsensus të plotë si gjëja më e bukur.

Kështu që nuk besoj se ka diskutim për këtë. Kurse njeriu më i keq i vitit, nuk e njoh!”, tha Rama.


Video