Kryeministri i Kosovës Albin Kurti raportohet se ka pranuar propozimin e Bashkimit Europian për marrëveshjen e me Serbinë, sipas një deklarate të kryeministrit Edi Rama që e përgëzon për këtë arritje.
Rama thotë se pranimi i marrëveshjes së re për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, është një pikë kyçe, e tashmë udhëheqësit në Kosovë dhe Serbi duhet të punojnë ngushtësisht, pa asnjë vonesë të mëtejshme dhe në bashkëpunim me aleatët perëndimorë për normalizimin e marrëdhënieve.
Reagimi i plotë i Ramës:
Përgëzoj Kryeministrin e Kosovës për pranimin e propozimit të BE-së për të përparuar me vendosmëri drejt një zgjidhjeje zhbllokuese lidhur me AKSHS, përmes instrumenteve të vetëmenaxhimit si një kuadër për negociatat vijuese. Kjo është një pikë vërtetë kyçe. Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë duhet të tregojnë lidership dhe të punojnë ngushtësisht, pa asnjë vonesë të mëtejshme, me aleatët perëndimorë të rajonit për të zbatuar menjëherë Marrëveshjen Bazë mbi normalizimin e marrëdhënieve. Rajoni ynë meriton paqe, stabilitet dhe bashkëpunim për një të ardhme të përbashkët më të mirë, dhe jo konflikte, lojëra fajësimi dhe prapakthime që na dëmtojnë të gjithëve.
Përgëzoj Kryeministrin e Kosovës për pranimin e propozimit të BE-së për të përparuar me vendosmëri drejt një zgjidhjeje zhbllokuese lidhur me AKSHS, përmes instrumenteve të vetëmenaxhimit si një kuadër për negociatat vijuese. Kjo është një pikë vërtetë kyçe. Udhëheqësit e Kosovës…
— Edi Rama (@ediramaal) October 26, 2023