Kur diskutohej ligji i dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, mbi bazën e të cilit është ngritur sot Autoriteti i Dosjeve, Astrit Patozi ka qenë pjesë e Kuvendit si deputet i PD.
Tani, pasi Autoriteti deklaron se ish-Presidenti Ilir Meta ka bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit duke spiunuar shokun e klasës në fakultet, Astrit Patozi rrëfen një episod nga biseda me të, që në atë kohë mbante postin e kryetarit të Kuvendit (2013-2017)
“Disa vite më parë, kur shqyrtohej ligji i dosjeve në Parlament, në cilësinë e deputetit të opozitës i pata kërkuar Ilir Metës, si kryetar Kuvendi, që verifikimin ta fillonim nga deputetët, si përfaqësues të institucionit më të lartë të vendit”, shkruan Patozi.
Propozimi i tij u shpërfill, siç thotë Patozi jo vetëm nga Meta.
“Propozimi im sigurisht që nuk u përfill dhe pati një injorim total, jo vetëm prej tij dhe prej maxhorancës socialiste të kohës, por çuditërisht edhe prej grupit parlamentar të PD. Konsensus i plotë, me një llaf”, shkruan ai.