KE zbardh temat e diskutimit dhe agjendën zyrtare të Samitit që mbahet nesër në Tiranë

5 December 2022, 15:35Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
KE zbardh temat e diskutimit dhe agjendën zyrtare të Samitit që
Foto ilustruese

Është zbardhur agjenda e Këshillit të Europës për samitin BE-Ballkani Perëndimor që do mbahet ditën e nesërme në Tiranë.

Janë katër temat që do të diskutohen në mbledhjen e Këshillit të Europës që do të mbahet në Tiranë, më konkretisht pasojat e agresionit rus në Ukrainë, siguria kibernetike, përforcimi i marrëdhënieve politike mes vendeve dhe menaxhimi i emigracionit.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor do të mbledhë nesër në Tiranë liderët europianë si dhe udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu, Këshilli i Europës ka zbardhur edhe agjendën e samitit, që për pak orë do e kthejë Tiranën në kryeqytetin Europian.

10:15- Mbërritjet dhe mirëpritja zyrtare

11:00- Shkëmbim pikëpamjesh

11:45 -Foto “familjare”

12:15- Seancë plenare

14:30 -Konferencë për shtyp

Samiti i fundit midis liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor u mbajt në Slloveni në tetor 2021. Ai u organizua nga Presidenca Sllovene e Këshillit.


Video