"Primaret" e Tiranës nuk nxjerrin fitues, Këlliçi dhe Alimehmeti shkojnë në balotazh

5 December 2022, 07:38Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Primaret" e Tiranës nuk nxjerrin fitues, Këlliçi dhe
Ilir Alimehmeti dhe Belind Këlliçi

Partia Demokratike ka zhvilluar ditën e djeshme primaret për kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet Vendore të 14 majit.

Gara që ka pasur më shumë interes ishte padyshim ajo e Tiranës, ku pritej me mjaft vëmendje se kush do të jetë përballë Veliajt.

Kandidati që ka marrë më shumë vota është Belind Këlliçi, por pa mundur që të fitojë me 50%+1 votë, dhe përkëtë arsye gara shkon në raundin 2.

Ilir Alimehmeti është kandidati që ka mundur të rënditet në vendin e dytë dhe raundi 2 do të jetë pikërisht midis tij dhe Këlliçit më 11 dhjetor.

Kandidat që mori numër të konsiderueshëm votash ishte edhe Gerti Bogdani.

Kandidatët e tjerë ishin të gjithë për t’u harruar.

Adriana Kalaja - 128 vota
Belind Këlliçi - 4040 vota
Enkelejda Fejzo - 66 vota
Fatmir Merkoçi - 35 vota
Gerti Bogdani - 1819 vota
Ilir Alimehmeti - 2196 vota
Julian Deda - 157 vota
Të pavlefshme - 29 vota
Votues gjithsej – 8470


Video