'Imitoi ministrin e tij', Berisha te familja e Jonada Avdisë: E vrau xhelati skafist i qeverisë

4 August 2022, 11:39Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Imitoi ministrin e tij', Berisha te familja e Jonada Avdisë: E
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet këtë paradite në banesën e vogëlushes që humbi jetën tragjikisht në Himarë, pasi u përplas nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase.

Një ditë pas përcjelljes për në banesën e fundit të 7-vjeçares, Berisha ka shkuar pranë familjes për të shprehur ngushëllimet për këtë fatkeqësi të rëndë që kaploi familjen Avdia.

'I shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes. erdha si qytetar. Jonada humbi jetën në një krim horror dhe është një ngjarje që ka tronditur thellë çdo shqiptar. Si krim i shëmtuar, duhet të ishe një individ si ai që e kreu se kurrë nuk mund të ndodhte një akt i tillë. Është jashtë përfytyrimit për një qytetar të thjeshtë, por në fakt ky akt u krye nga një njeri i qeverisë.

U krye me një mjet monstruoz krimi, si skafi me 600 kuaj fuqi motor. Ku akt u krye në distancën më të afërt me rërën, në prani të qindra fëmijëve e pushuesve të tjerë. Në këtë aspekt komisari nuk është gjë tjetër vetëm një xhelat. Është një dëshmi e një shteti të mbushur me të tillë, ju i keni vetë rastet. Edi Rama flet në mënyre të përçart', tha Berisha. 


Video