Zbardhet propozimi i KQZ-së: Hapat që duhet të ndjekë një emigrant që do të votojë

3 August 2022, 09:42Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zbardhet propozimi i KQZ-së: Hapat që duhet të ndjekë

Çdo emigrant që ka më shumë se 3 muajsh jashtë Shqipërisë do të ketë të drejtën që të votojë atje ku e ka vendbanimin, por për të gëzuar këtë mundësi duhet që të paraqesë paraprakisht një kërkesë.

Mediat kanë zbardhur propozimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në të cilën thuhet se çdo emigrantë duhet të paraqesë kërkesë që do të marrë pjesë në votim, jo më vonë se 15 ditë që nga shpallja e datës së zgjedhjeve nga ana e kreut të Shtetit.

Kjo kërkesë do të bëhet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në faqen e internetit ose edhe nëpërmjet aplikacionit zyrtar të KQZ-së.


Video