Ish-kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga deputeti i Fierit, Luan Baçi ka shkuar ditën e sotme për ngushëllim në familjen e Esat Kajës, i cili dy ditë më parë humbi djalin në një aksident.
Berisha thotë se Klajdi Kaja, i cili ishte kryetar i Forumit Rinor të PD në Lushnjë, “u nda nga jeta në moshën 28-vjeçare në një aksident në punë dhe zhyti në zi të thellë e dhimbje të madhe prindërit”.
Postimi i Berishës:
Ngushellim ne familjen e Esat Kajes!
Miq, mbreme isha ne familjen Kaja ne Bubullime, Lushnje per te shprehur ngushllime per yllin e familjes, Klajdin qe u nda nga jeta ne moshen 28 vjeçare ne nje aksident ne pune dhe zhyti ne zi te thelle e dhimbje te madhe prinderit, motrat dhe te gjithe familjen por edhe demokratet ne mbare vendin.
Une shkova per ngushellim me deputetin Luan Baçi dhe kryetarin e PD te Lushnjes z Eduard Sharka per te ndare dhimbjen, hidherimin dhe zine me kete familje fisnike dhe per te shprehur nderimin dhe mirenjohjen tone me te thelle per djalin e tyre Klajdin te riun demokrat, punetor, te dashur, te mençur, entuziast, kryetarin e Forumit Rinor te PD Lushnje.
Fjalet nuk shprehnin dot ate qe ndjenin zemrat ne kete mort te rende. Por i ati Esat Kaja, nena dhe motrat e Klajdit, xhaxhai dhe e gjithe familja e tij qendronin me dinjitet dhe fisnikeri te veçante duke nderuar keshtu veten dhe birin e shpirtit Klajdin e tyre te dashur.
Ne lutemi se bashku me ta qe shpirti i engjellit te tyre, Klajdit te pushoje i qete midis engjejve dhe ata prinder, motra, familjare te nderuar te gjejne forcen per te perballuar mungesen e perhershme te djalit te tyre. Ngushellme! SB