Hoxha i Namazgjasë këndon ezanin, Berisha ndërpret deklaratën për mediat: Do ta respektojmë!

3 December 2024, 12:08Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hoxha i Namazgjasë këndon ezanin, Berisha ndërpret
Sali Berisha

Në momentin që kryetari i PD, Sali Berisha po fliste për mediat jashtë Kuvendit, hoxha i Namazgjasë filloi që të këndonte ezanin.

Berisha ndërpreu fjalën deri kur hoxha mbaroi. Megjithatë, kryedemokrati ka shprehur edhe dyshime nëse në xhami ishte vënë kaseta apo hoxha po këndonte vërtetë.

“Do ta presim, derisa të mbarojë, nëse është hoxha brenda. Se këta vendosin edhe kasetën. Ata që vendosin kasetën s’më pëlqejnë”, dëgjohet Berisha teksa komunikon me gazetarët teksa këta të fundit e sqarojnë se brenda në xhami këndon gjithmonë hoxha.


Video