Hapja e kapitujve të parë të negociatave në BE, presidenti Begaj: Mbush me shpresë çdo shqiptar!

15 October 2024, 11:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hapja e kapitujve të parë të negociatave në BE, presidenti
Bajram Begaj

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, përshëndeti hapjen e grup-kapitullit të parë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Presidenti Begaj vlerëson së ky është një lajm i mirë për shqiptarët në përmbushje të aspiratës për të qenë pjesë e bllokut evropian.

Në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, shkruan: “Lajmi që Shqipëria hap kapitullin e reformave themelore të negociatave për anëtarësim të plotë në BE mbush me shpresë çdo shqiptar në realizimin e ëndrrës së kahershme “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.

Tani ne kemi në dorë ritmin e këtij rrugëtimi.

Jam shpresëplotë për progresin dhe suksesin!”.


Video