Grupi Parlamentar i PD i përgjigjet Berishës për presidentin: Mos fol në emrin tonë!

2 April 2022, 14:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Grupi Parlamentar i PD i përgjigjet Berishës për presidentin: Mos
Enkelejd Alibeaj, kreu i Grupit Parlamentar të PD

Grupi Parlamentar i PD-së ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Berisha nga Shkodra se ai nuk do të mbështeste asnjë kandidat për President, pasi sipas tij do të ishin kandidatët e Ramës.

Në një reagim të publikuar në faqen e Facebook-ut të PD-së, Grupi Parlamentar thekson se nuk ka filluar ende asnjë diskutim mbi kandidaturat për president, ndërsa i kujtoi Berishës se nuk ishte pjesë e këtij grupi.

“Grupi parlamentar i PD nuk ka nisur ende asnjë diskutim për sa i përket cështjes së presidentit të Republikës. Në ditët në vijim, për shkak se mund të jetë ne axhendën parlamentare, do të diskutohet me anëtarët e grupit për këtë cështje.

Qendrimet personale të askujt, aq më tepër të atyre që nuk janë pjesë e grupit parlamentar të PD nuk kanë kurrëfarë lidhje me qendrimin dhe vendimarrjen e grupit parlamentar.

Ata që flasin sot për këtë cështje, në fakt, me ndryshimet kushtetuese të 2008, ia kanë mundësuar Edi Ramës ta zgjedhë, thjesht me vetëm votat e tij presidentin e vendit”, theksohet në reagim.


Video