
Nga Shkodra, ku ishte i praishëm në ceremoninë përkujtimore të dëshmorëve të demokracisë, Sali Berisha ka folur edhe për emrin e presidentit të ri.
"Ne jemi opozitë dhe nuk mund të propozoj emër. Nuk votoj kandidatët e Edi Ramës, sepse do të thotë të çosh në presidencë kopjen e tij. Konsensusi me Edi Ramën është të puthesh me Judën. Ai vuan nga kompleksi i vdekjes edhe në gjumë ngrihet llahtar nga unë.
Ndërsa sa i përket bashkimit ndërmjet demokratëve tha se padyshim është koha që të bashkojmë forcat, ndërsa pohoi se ka komunikuar me deputetët e tjerë të grupit parlamentar, që më parë mbështesnin Lulzim Bashën.
'Nuk jam takuar sot për herë të parë, është padiskutim një bashkim i padikutueshëm me deputetët e Shkodrës. Është koha të bashkojmë forcat dhe energjitë tona përballë një regjimi, që përbën një organizatë të vërtetë kriminale nga aktet e plaçkitjes së këtij vendi.'- tha Berisha.