Braçe: Nafta u ul, por jo mjaftueshëm. Në bursa ka rënë nën 100 dollarë për fuçi

2 April 2022, 11:56Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Braçe: Nafta u ul, por jo mjaftueshëm. Në bursa ka
Erion Braçe

Deputeti i Partisë Socialiste ka reaguar në Facebook, pas njoftimit të Bordit të Transparencës në lidhje me çmimin e naftës.

Bracce shkruan se nafta u ul, por jo mjaftueshëm, pasi në tregjet ndërkombëtare është nën 100 dollarë për fuçi.

Ai më tej, thekson se ka ardhur koha që tregtimi i karburanteve të modernizohet pasi po shtohen kosto të panevojshme.

“Sot kudo në Evropë, duke nisur nga fqinjët, ke stacione të shitjes së karburanteve ku vetëshërbehesh, pra nuk paguan kosto punëtorësh, sigurimesh, tatimi mbi të ardhurat, shpenzimesh e çmimesh me këto shpenzime”, përfundon ai.

Postimi

CMIMI I #NAFTES, SOT U UL PERSERI;
KUSHTON 5 LEKE ME PAK DHE U FIKSUA NE 226 LEKE PER LITER!
Nderkohe nafta, per te dyten dite rradhazi po shitet ne tregjet nderkombetare me cmime nen 100 dollare per fuci.
Ne kete pike, kemi nevoje per TRANSPARENCE dhe PER TE KUPTUAR me shume;
TRANSPARENCE per te ditur;
Cfare shpenzimesh po ju njohim kompanive te shitjes se naftes ne vend;
Po ua njohim per cdo liter te secilit produkt qe shesin apo per aktivitetin e tyre;
NESE ESHTE E PARA ATEHERE JANE SHUME PARA 12-15 LEKE PER CDO LITER, per mua te pajustifikuara.
TE KUPTOJME po ua njohim keto shpenzime pikave te shitjes se karburanteve qe jane jo rentabel apo atyre qe aktiviteti i mban;



Fjala bie pika shitje karburanti qe nuk tregetojne as 500, as 1000 litra te te gjithe produkteve bashke, kane qene e jane jo rentabel;
ATO KANE MBIJETUAR OSE SI STACIONE PERZJERJEJE-KRYESISHT TE NAFTES, OSE SI STACIONE KONTRABANDE, OSE SI PASTRIM PARASH;
Jo se pikat qe shesin me shume nuk i kane bere edhe keto.
Ne ane tjeter;
Kemi mbetur pas shume ne tregtimin e karburanteve.
Sot kudo ne evrope-duke nisur nga fqinjet, ke stacione te shitjes se karburanteve ku vetesherbehesh, pra nuk paguan kosto punetoresh, sigurimesh, tatimi mbi te ardhurat, shpenzimesh e cmimesh me keto shpenzime.
Ka ardhur koha per modernizim, fiskalizim dhe kontroll mbi tregetine e karburanteve!


Video