Ilir Meta kërkon leje për të takuar Fredi Belerin në burg

4 April 2024, 12:52Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ilir Meta kërkon leje për të takuar Fredi Belerin në burg
Ilir Meta dhe Fredi Beleri

Ilir Meta dhe Petrit Vasili kanë bërë një kërkesë drejtuar SPAK-ut, ku kërkojnë leje që të takojnë ish kandidatin e "Bashkë Fitojmë", Fredi Belerin, në burg.

“Te nderuar Znj/Z Prokurorë! Ne bashkëkërkuesit Ilir Metaj dhe Petrit Vasili ne cilësite e pershkruara me siper parashtrojme para Jush kete kerkesë per te na dhene lejen e takimit me Z.Fredi Beleri ne ambientet ku ai ndodhet i arrestuar. Personi I arrestuar ne fjalë eshte perfaqesues i Koalicionit "Bashke Fitojme" ku merr pjese dhe Partia e Lirise. Duke shpresuar dhe besuar ne konsiderimin dhe pranimin e kesaj kerkese ju falenderojme!”, thuhet në kërkesën e Metës.

Kërkesa mban datën, 3 prill, 2024.

Beleri është dënuar me 2 vite burg nga GJKKO për blerje votash në zgjedhjet lokale të vitit të shkuar.

Ai u arrestua më 12 maj në lokalin e tij, kur po ofronte para për të blerë 8 vota me 40 mijë lekë.

Kujtojmë se pak ditë më parë Ilir Meta u takua në Himarë me Petro Belerin, babanë e Fredi Belerit. 

Ndërsa në një intervistë për median greke Kathimerini, ai tha se "Fredi Beleri është një çështje politike dhe sipas tij dëshmon kapjen e drejtësisë nga Edi Rama".

I pyetur nëse e shikon Fredi Belerin si të  pafajshëm, Ilir Meta u përgjigj: “Besoj se është kryebashkiaku legjitim i Himarës, i zgjedhur nga populli, i konfirmuar nga procesi zgjedhor dhe në bazë të Kushtetutës asgjë nuk e pengon Belerin të bëjë betimin”.

Ilir Meta kërkon leje për të takuar Fredi Belerin në burg


Video