
Fatos Lubonja, teksa ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend është ndalur tek imuniteti i zv.kryeministres Belinda Balluku.
Ai u shpreh se mazhoranca po përpiqet të mbulojë një krim të paparë që ka të bëjë me korrupsionin e Ballukut, kryeministrit Rama e të tjerë.
Më tej Lubonja u ndal edhe te qëndrimi i opozitës për këtë çështje, ku u shpreh se ka parë kontradiktë në atë që demokratët kanë shprehur.
Lubonja hodhi idenë e protestave të dhunshme.
“Shoh kontradiktë që ka kohë që jeton midis pozicionit se me Ramën nuk ka zgjedhje të lira, duhet qeveri teknike, protesta. Refuzon atë që quhet rendi normal i një vendi demokratik.
Qëndrimi që jemi në regjim dhe nuk mund të bëjmë fasadën e demokracisë, nga ana tjetër është nënshtrimi sepse kanë bërë disa herë, prova bojkoti dhe më pas i kanë dënuar vetë duke i quajtur ekstremizma.
Dhe këtu hyn faktori i tretë, ndërkombëtar. Pra nuk ndryshojnë gjë pa ndërkombëtarët…Por edhe kur kanë bërë bojkote, më shumë kam qenë kundër mos-koherencës.
Por me institucione këta po mbulojnë një krim të paparë, të korrupsionit Balluku me Ramën me shokë.
Gjykata Kushtetuese thotë kështu, Këshilli i Imuniteteve do mblidhet kur të dëgjojë GJK…
Pra a zgjidhet ajo kjo punë, mbetet për t’u parë. Zgjidhet duke u bërë presion me protesta, qoftë të dhunshme, por kjo është çështje e hapur”, tha ai.
Më tej komentoi edhe Reformën Territoriale, ku shtoi se të gjitha reformat që ka bërë kryeministri Rama i ka bërë në favor të rritjes së pushtetit të vet.
Sipas Lubonjës, reformat nuk kanë qëllim mbarëvajtjen e demokracisë në Shqipëri.