Ergys Verdho në krye të Hekurudhës Shqiptare, KESH me drejtor të ri

13 March 2024, 17:49Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ergys Verdho në krye të Hekurudhës Shqiptare, KESH me drejtor
Stacion i amortizuar hekurudhor në Shqipëri

Ergys Verdho është emëruar në krye të Drejtorisë së Hekurudhës Shqiptare.

Kështu Verdho do të zëvendësojë në këtë detyrë Gentian Likon. Ndërsa postin e tij në Korporatën Elektro-Energjetike Shqiptare do e mbajë Erlind Sulo.

Verdho ka mbajtur më herët edhe postin e drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Detyra e tij më e re në krye të Hekurudhës konsiderohet si një post tepër i rëndësishëm, ndërkohë që me financim të Bashkimit Europian, në Shqipëri pritet të rivitalizohen disa segmente hekurudhore, si ajo Tiranë-Durrës, dhe të ndërtohet linja e re Tiranë-Durrës-Shkodër-Gjakovë.


Video