“Lëre, po çfarë ish kolege” - Edi Rama shmang Marjana Koçekun, nuk e lejon Ballën të flasë për të

20 June 2026, 15:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Lëre, po çfarë ish kolege” - Edi Rama shmang

Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e zhvilluar në ambientet e Pallatit të Brigadave, e cila është mbajtur me dyer të mbyllura.

Në takim është diskutuar kryesisht situata politike, protestat dhe Zvërneci.

Gjithashtu, janë dhënë udhëzime për mënyrën se si deputetët duhet të menaxhojnë dhe trajtojnë situatën aktuale politike.

Sipas të njëjtave burime, kur kreu i grupit parlamentar Taulant Balla ka nisur të flasë për Marjana Koçekun, kryeministri Edi Rama, ka kërkuar që kjo çështje të mos diskutohet fare brenda mbledhjes së grupit.

“Shokë dhe shoqe do t’ju informoj në lidhje me një ish kolege”, mësohet të ketë thënë Balla.

Në këto momente ka ndërhyrë kryeministri Rama: “Lëre, po çfarë ish kolege”.


Video