Edi Rama përkujton simbolin e fatkeqësisë shqiptare me nota humori, bën "meme" me anijen "Vlora"

8 August 2023, 22:14Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Rama përkujton simbolin e fatkeqësisë shqiptare me nota
Anija "Vlora" dhe postimi i Ramës


Më 8 gusht të vitit 1991 mijëra shqiptarë u nisën nga brigjet e Durrësit me anijen "Vlora" për një jetë më të mirë drejt Italisë.

Ngjarja është përjetësuar në memorien e shqiptarëve si një histori tragjike e një populli të vuajtur gjatë viteve të diktaturës që linte pas atdheun për të nisur një jetë të re plot sfida e sakrifica në emigracion. rreth 20 mijë shqiptarë u ndanë me familjarët e tyre atë ditë.

Por për kryeministrin Edi Rama, sot historia është përmbysur. Ai ka postuar një "meme" që mesa duket po e shijon duke qeshur me lot, që tregon sesi sipas tij kanë ndryshuar kohërat.

Në njërën anë dallohet anija "Vlora" me mijëra shqiptarë dhe në anën tjetër të fotografisë është po e njëjta anije.
Teksti dhe konteksti ndryshon. Majtas shkruhet: "Shqiptarët nisen për në Itali 1991". Ndërsa djathtas: "Italianët nisen me anije për një Shqipëri 2023".

"...dhe prit prit, s’keni parë gjë akoma", shkruan kryeministri Rama.

Rama i referohet turistëve të shumtë italianë, që zgjedhin vendin tonë për të kaluar pushimet. Në foto është etiketuar edhe gazeta italiane "Corriere Della Sera".

Edi Rama përkujton simbolin e fatkeqësisë shqiptare me nota


Video