Ministria jep lajmin: Viza turistike për në Arabinë Saudite, i merrni online ose kur te arrini atje

8 August 2023, 16:16Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ministria jep lajmin: Viza turistike për në Arabinë Saudite, i
Foto ilustruese: Destinacion turistik në Arabinë Saudite

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thotë se vendi ynë është nga sot në listën e vendeve të "Grupi A" të Arabisë Saudite.

Kjo do të thotë se për të marrë viza turistike drejt këtij destinacioni tashmë është shumë e lehtë. Viza mund të merret me aplikim "online" apo në pikën kufitare me të mbërritur në Arabi.

Njoftimi i MEPJ:

Lajm i mirë!

Tani, të gjithë qytetarët shqiptarë që dëshirojnë të vizitojnë Arabinë Saudite për arsye turistike, mund të aplikojnë për një vizë elektronike ose vizë me mbërritjen në një nga pikat hyrëse të Arabisë Saudite.

Tashmë, Shqipëria është përfshirë në listën e vendeve në Grupin A.

Për më shumë vizitoni visa.visitsaudi.com


Video